Lajme

Vullnet Sinaj takime me banorët Tërbaç, Bolenë, Kuç, Kallarat

Vullnet Sinaj takime me banorët Tërbaç, Bolenë, Kuç, Kallarat në keto takime pati biseda të ngrohta me banorët, së bashku me kryetarin e bashkisë së Himarës, Gjergji Goron dhe kryetarin e këshillit bashkiak, Dhimo Kapaj.
Pamë nga afër punimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore e cila ka rëndësi jetike për komunitetin.  Është e rëndësishme të jemi pranë njerëzve për çdo shqetësim të tyre. E kam bërë këtë në të kaluarën dhe do ta bëj në të ardhmen.
Në Bolenë konfirmuam mbështetjen e pakursyer të banorëve, nëpërmjet votës më 25 prill për mandatin e tretë të Partisë Socialiste.
Së bashku me kryetarin e bashkisë së Himarës, Gjergji Goro dhe kryetarin e këshillit bashkiak, Dhimo Kapaj i cili është bir i këtij fshati, falenderuam komunitetin për besimin dhe u angazhuam për vazhdimësinë e projekteve në punë e sipër.

Takim entuziast në Kuçin e lavdishëm, i cili konfirmon mbështetjen e plotë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Diskutuam për shumë gjëra, që nga çështja e kompensimit nga qeveria të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 2018 e deri tek mbështetja me subvencionet për fermerët.

Rruga e lumit të Vlorës do t’i japë kësaj zone shkëlqimin që meriton. Ambicia ime është që Kuçi heroik i luftës të njihet si Kuçi turistik i paqes. Shumë punë është bërë, punë të tjera na presin përpara!

Sot në Kallarat në biseda të hapura me banorët për sfidat dhe shqetësimet e përbashkëta. I nderuar të gëzoj mbështetjen e njerëzve, bëj çmos të mos zhgënjej pritshmëritë e tyre.

Mandati i tretë i Partisë Socialiste është votë përgjegjësie për punë akoma më të mëdha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: