LajmeTeknologji

WhatsApp sjell risinë që të gjithë prisnin, bisedat do të bëhen më argëtuese

WhatsApp ka vendosur të shtojë në bisedat tuaja opsionin për të përdorur sticker-at. Kompania bëri me dije ditën e sotme se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Gjatë ditëve të para, 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar sticker-ash. Në të ardhmen kjo do të ndryshojë, pasi çdokush do të mund të shtojë sticker-a që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Aplikacioni Line ishte ai që shpiku fillimisht sticker-at, ndërsa Telegram ka platformën më të hapur ku çdo kush mund të publikojë sticker-a.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close