Categories Lajme

“Wizz Air” si autobus, niset nga Tirana drejt Londrës por ndalon në Greqi për të lënë 4 pasagjerë

Avioni i linjës “WizzAir| në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke.

Lajmin e bën të ditur gazetari i Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë! 

Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda!  A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.

Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Dhe janë të shënuara me ngjyrë jeshile.

Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.

“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME