Lajme

Xhafaj shkon në parlament: Nuk është faji im që nuk e keni kuptuar çfarë kam thënë

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është paraqitur sot në parlament ku është sjellë si një deputet i zakonshëm. Ka mbërritur aty me vonese dhe ka zgjedhur të ulet në një nga karriget e fundit të sallës. Pasi ka votuar “pro” të gjitha nismave të qeverisë, ai është larguar me shpejtësi pa bërë shumë komente për gazetarët. Sapo ata i janë drejtuar me mikrofona ai është përgjigjur: “Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera”.

“Nuk kemi kuptuar asgjë” – i është drejtuar, ndoshta me të drejtë një nga gazetarët.

“Aaaa nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë” – tha Xhafaj duke u futur me shpejtesi ne makinen e tij.

E vërteta është se ish-ministri ka zgjedhur të flasë me një gjuhë të komplikuar pas largimit nga detyra. Ai ende nuk ka sqaruar arsyet “e dorëheqjes” së papritur kur policia po godiste grupet kriminale. Ai ende nuk ka sqaruar motivin e largimit. Ai ende nuk ka folur nëse ishin përplasjet me kryeministrin që e çuan drejt largimit, etj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close