Categories Lajme

Shqiptari që u tall 8 muaj me Sigurimin famëkeq të shtetit (Historia e pabesueshme)

Në vitin 1960, Sigurimi i Shtetit ishte afirmuar në qëllimin e vet. Ai kishte pasur sukses të mënjanonte të gjitha përpjekjet nga jashtë për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës dhe, nga ana tjetër, të vendoste nën kontroll absolut popullin e thjeshtë. Por pikërisht në kohën kur kjo polici sekrete i kishte futur frikën në palcë një populli të tërë, kur askush nuk guxonte të mendonte se mund t’i bënte bisht tutelës që ajo kishte vendosur, një i panjohur, duke u hequr si oficer me gradën major, arriti të depërtojë, me një lehtësi të admirueshme, deri në zemër të këtij shërbimi sekret. Historia thotë se për 8 muaj me radhë ai u trajtua nga kolegët si oficer dhe si major i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, dhe sidomos në Durrës, duke përfituar edhe gjithë atributet e konfortin që ofronte ky post i lartë.

Posedoi armë dhe uniformë me grada majori, mori pjesë dhe dha mendime për arrestime të ndryshme, u akomodua dhe ushqye pa paguar asnjë qindarkë në hotelet dhe restorantet më të mira, madje falë postit të ri të punës, realizoi në kohë rekord edhe një fejesë me vajzën që i pëlqente. Pas zbulimit, ngjarja do të shokonte strukturat më të larta të Sigurimit të Shtetit. Ajo ishte aq e paimagjinueshme saqë nuk arrinin ta besonin as ata që më pas do të hetoheshin dhe gjykoheshin si viktimat e saj.

Policia Politike e Partisë së Komunistëve shqiptarë, syri i mprehtë i saj, ishin vënë në lojë nga një personazh krejt i pakualifikuar. Përsosmëria e organit më të rëndësishëm të sigurisë së diktaturës komuniste ishte vënë në pikëpyetje. Por kush ishte personazhi që për 8 muaj me radhë, nën një identitet të sajuar, i dha vetes mundësinë të kalonte një pjesëz të jetës ashtu siç mbase e kishte parë vetëm nëpër filma, apo vetëm në ëndërr? Në çfarë rrethanash ja kishte mundësuar vetes këtë aventurë? Lexoni me poshtë historinë e plotë:

Ministri i Puneve te Brendshme (Teper Sekret)

Ne tetor 1960 Ministri Kadri Hazbiu, shume argent e teper sekret beri mbledhje me kuadrot e Ministrise se Brendshme, punonjesit e Sektorit te Sigurimit per ngjarjen qe ka ndodhur ne Deget: Shkoder e Durres per humbjen e vigjilences ne keto Dege. Aparatit te Ministrise se Puneve te Brendshme, Shkolles se Ministrise se Puneve te Brendshme:-Te behet teme mesimore: Ç’eshte Vigjilenca?.

Personazhi Xhafer Kanani me grada te Sigurimit, Kapiten e Major, ka vepruar pa asnje pengese per disa muaj, prej 8 marsit-20 shtator 1960. Te behet qarkore ne te gjitha organet tona, per mungese vigjilence. Ne keto dy Dege, te merren masat e duhura. Pergjegjesi te rende mbajne kryetarët e Degeve ne Shkoder, Feçor Shehu me vartesit e tij dhe ne Durres Kopi Niko me vartesit e tij. Ne Shkoder efektivi i Postes se Baçallekut, Postave te kufirit Zogaj e Murigan; ne Durres, Posta e Plazhit dhe e Portit.

XHAFER KANANI: LOJA IME ME SIGURIMIN E SHTETIT (Ne kete loje nuk hyn mashtrimi.)

Ne vitin 1960, kur isha 25 vjeç, kam pasur rastin te zhvilloj nje loje, sa te guximshme, aq edhe te rrezikshme, me Sigurinnin e Shtetit, prej te cilit trembeshin edhe femijet ne barkun e nenes. Kjo loje “me koken ne torbe”, nuk zgjati disa ore ose disa dite, po per shtate muaj radhazi. fillimisht me graden e Kapitenit e pastaj me ate te Majorit te Sigurimit. Gjithçka nisi pothuajse rastesisht, vetem sepse ashtu ma dha truri per momentin dhe aspak me gellim mashtrimi per te perfituar para apo vlera te tjera materiale. As i shkova nêper mend pasojat qe mund te kisha. Ne lojen time, qe filloi me 8 mars te kêtij viti, me Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres, me kryetar te famshem Feçor Shehu dhe vazhdoi ne Degën e Puneve te Brendshme te Durresit, me kryetar Kopi Nikon, deri ne 20 shtator te po kätij viti, nje rol te rendesishem ka luajtur edhe injoranca e personelit te ketyre Degave.

Kalova pa asnje veshtiresi, nga nje repart ne tjetrin, i nderuar dhe i respektuar, nga prej policeve me te thjeshte e deri te te graduarit me te larte. Gjate atyre muajve pashe shume gjera te pa imagjinueshme te kata, me te cilet mburrej Partia dhe i quante “sykalter”, per gjoja “Vigjilencen Revolucionare” te tyre. Me pas, per mungesen absolute te saj, do te merreshin masa ndeshkimore per rreth tridhjete ushtarak perkatesisht ndaj Feçor Shehut dhe Kopi Nikos. Po, nderkohe, kur loja vazhdonte nën hunden e tyre, une ndieja nja kenaqesi te madhe teksa me rrinin “gatitu” te gjithe, pa perjashtim, duke marre ne konsiderate gjithçka ” sugjeroja une, qe per ata isha “Majori i Sigurimit”, i derguar nga eproret e tyre te Tiranes. Por, çuditerisht, asnjehere nuk me kerkuan ndonie shkrese, autorizim apo dokument identifikimi, por me bindeshim plotesisht dhe me besonin verberisht, pa me te voglin dyshim. Ketu mund te permend: Shoqerimin e Mehmet Shehut ne muajin gusht ne Shkoder; Vizitat ne Postat e kufirit te Shkodres. Gjithashtu ngrenia, fjetja per disa muaj ne Turizmin e Durresit, lejuar nga drejtori Shaban Kokomani; Kontroll ne Portin e Durresit; Shogerimi i Beqir Ballukut me skaf, Durres-Sazan; Lirimin e qytetareve ne Posten e Policise ne Plazh te Durresit; Takimin me Kampin e Rinise Demokratike Germane ne Plazh te Durresit. Ne Shkoder gjeta nje ndihme dhe gatishmeri per te zhatuar te gjitha kerkesat e mia, si nga kryetari i Deges, ashtu edhe nga vartesit e tij. Ne ceremonine e urimit tim, erdhen katermbedhjete ushtarake, me Feçor Shehun ne krye. Ne cdo mbledhje qe behej, ata kerkonin mendimin tim.

Une liroja njerez qe i arrestonin per shkaqe te kota ose per tekat e policeve, si lirimin e disa te rinjve qe laheshin ne liqen, sidomos te ndonjerit qe nuk kishte biografi te mirë, i arrestonin me urdher te Feçor Shehut, i binin ne Dege dhe i leroja. Më jepnin ne dispozicion nje nga kamioçinat “Gaz” te Deges, me shoferin dhe nje polic, gjithashtu ne dispozicion, sa here qe doja te shkoja ndokund per qejf, me rastin e ndonje ceremonie ose feste lokale, apo ne Postat e kufirit, ku më merrnin oficerët me vete per te festuar se bashku. Gjate gjithe kohes qe kalova ne Shkoder, kisha me vete nje polic te armatosur, i cili me shoqeronte sa here qe ishte e nevojshme. Ne Durres pata nje perkrahje pa rezerva nga ana e kryetarit te asaj Dege te Puneve te Brendshme, Kopi Niko. Isha i pranishem ne te gjitha mbledhjet “sekrete” qe beheshin.

Merreshin parasysh mendimet e mia per ruajtjen e rendit ne plazhin e Durresit dhe jo vetem kaq. Ne nje vizite te birrucave te izolimit te Durresit, me shefin e policise Taqo Luarasi (nenkolonel), disa birruca qe ishin pa shtruar me cimento, u rregulluan dhe u shtruan me derrase. Mua me raportonin punetoret operative, per cdo kundravajtje, ne Port dhe kudo. Per gradimin tim, nga Kapiten ne Major, e pergatiten vete ceremonine e rastit ne Bar “Vollga” qe ishte me Iuksozi i atij qyteti dhe ku morën pjese i gjithe personeli i asaj Dege. Ne “BIlokun e Udheheqesve”, prane bregdetit te Durresit, kam pasur rastin te takohem me Ramiz Aline, Rita Markon, Manush Myftiun dhe Gogo Nushin. Keta kerkonin mendime dhe informacione nga une per gjendjen e Durresit dhe jepnin mendimet dhe keshillat e tyre. Ne kampin e Rinise Demokratike Germane, me Cadra te ngritura ne reren e bregdetit, shkoja i shoqeruar nga nje perkthyese, per te biseduar me te rinjte dhe te rejat gjermane per ndonje kerkese apo problem qe mund te kishin.

Na Durres me kishin krijuar kushte mjaft te mira fjetjeje dhe ushqimi ne zonen e plazhit. Me dhane edhe uniformen e majorit, si edhe nje revolver. Shpesh ne Port me merrnin forcat e Durresit dhe shkonim ne vaporet e huaj qe ankoroheshin aty. Ate vere kishte ardhur ne Shqiperi per nje vizite e per te kaluar disa dite pushim sekretari i Partise Komuniste te Frances, Moris Torezi. Mora pjese ne percjelljen e tij deri ne anije, prane Enver Hoxhes dhe Hysni Kapos. Por, “cdo gje e ka nje fund”. Njezete shtatori i ketij viti, do te shenonte fundin e gjithe atyre peripecive. Zbulimi ndodhi krejt rastesisht, prej sinjalizimit te nje te njohurit tim. Kjo ceshtje shkoi deri ne Komitetin Qendror te PPSH-se, ku u shtrua si nje problem i madh, i jashtezakonshem.

U thirra ne Drejtorine e Puneve te Brendshme te Tiranes, ku me prisnin Hysni Kapo, Rrapo Dervishi dhe Foto Cami, anetare te Komitetit Oëndror. Ata me drejtuan disa pyetje radhazi dhe une dhashe pergjigjet e mia, ashtu sic ishin zhvilluar ngjarjet. Kjo seance pyetje-pergjigje vazhdoi per me shume se nje ore. Aty ishin si degjues edhe keta funksionare te Sigurimit e te Policise: Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziçishti, Xhule Ciraku dhe Zaim Myftari. Nga gjithe sa u thane ne ate seance, me kane lene nje pershtypje te paharruar, keto fjale te sinqerta te Hysni Kapos: “Kjo eshte nje histori e rralle, madheshtore! Te kene turp keta qe ne i kemi quajtur “Sykalter te Sigurimit”, sepse na dolen “Syleshe te Sigurimit”. Dhe jo, asnjehere mos gaboni te kerkoni hakmarrje per te Xhaferi, per dobesite tuaja ne pune. Mire qe qe ky Xhaferi, se po te ishte nje tjeter, sa do te na kostonte. Dhe kjo qe ndodhi, qe nje ngjarje shume e madhe, ne nje kohe shume te rende per shtetin tone; prishja me Bashkimin Sovjetik dhe grupi me agjenturat e Teme Sejkos. Prandaj i vini gishtin kokes dhe giykoni veten tuaj dhe jo Xhaferin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME