Categories Lajme

“Xhelati i regjimit”, Vdes Aranit Çela me origjinë nga Kanina! I mori jeten qindra shqiptareve

Mëngjesin e ditës së sotme është nd arë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Lartë të kohës së komunizmit, Aranit Çela. Çela njihej si “xh e lat i reg jimit” të asaj kohe për shkak të ashpërsisë së vendimeve që ai ka marrë, ku nuk kanë munguar d ën imet e forta deri në pu shk atime apo e shumta të ushtruara prej vartësve të tij.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare.

Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i v d e s i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element al k o ol ik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka v ua jtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (a lk o olik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 qëndron në parabu r gim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e d ë noi me kusht. Më pas u bë anëtar I Partisë Komuniste dhe partizan në Luftë.

Në mars 1945- shtator 1946, menjëherë pas luftës Aranit Çela emërohet prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Me rrëzimin e ko mu nizmit, Çela u procedua penalisht. Në 3 nëntor 1993 arrestohet dhe dë no het me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e palig jshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.

D ë nim që e v uaji më pak se 4 vjet pasi doli nga b ur gu në ngjarjet e vitit 1997. Çështja e tij u rishqyrtua dhe në 1998 mori pafajësinë dhe dëms hpërblim nga shteti për vitet e b ur gut.

Aranit Çela është autori i d ënimit të shumë figurave disidente të kohës së Komunizmit, duke u konsideruar si “xhe lat i r egjimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME