Categories Lajme

Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në murin e Kujtesës

Në murin e Kujtesës së Dëshmorëve të Atdheut në Ministrinë e Brendshme nga sot është shtuar edhe ylli i Saimir Hoxhës. Në mes të kohës me shi, familjarë dhe miq u mblodhën në një ceremoni të shkurtër për vendosjen e Yllit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbajti  një fjalë para të pranishmëve.

“Të nderuar familjarë të Saimirit, miq dhe kolegë të tij. Ky është një moment i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për bashkësinë tonë pasi humbja e jetës në krye të detyrës të punonjësit të policisë është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve dhe të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi.

Sot ne kemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së Yllit të Saimirit në murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit pranë dëshmorëve të trupave tona“, u shpreh ai.

Ai tha se është një kohë e gjatë që kur është vendosur Ylli i mëparshëm në këtë mur duke shtuar se numri i rasteve tragjike në këto kohë është më pak se gishtat e një dore. Megjithatë ai shtoi se statistika nuk ka asnjë rëndësi pasi të gjitha jetët vlejnë njësoj. Rama theksoi fëmijët e Dëshmorit të Atdheut nuk do jenë vetëm pasi do marrin 170% të pagës së babait derisa të jenë në moshën e pjekurisë. Ai shtoi se atyre nuk do ju mungojë asgjë përveç babait që nuk e zëvendëson dot askush.

“Është një kohë e gjatë që kur është vendosur Ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Statistika nuk ka asnjë rëndësi sepse një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që bie rrëmbyeshëm i thotë ndjenjat tona.

Ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e Dëshmorit të Atdheut nuk do jenë vetëm dhe ne do kujdesemi për ta siç kemi nisur që dje të përkujdesemi për familjen e tij. Derisa ata të jenë të gatshëm të dalin në jetë. 170% e pagës së babait për fëmijët  nuk thotë asnjë gjë në raport me humbjen. Është një lehtësim të mendosh se fëmijët do jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga nëna apo gjyshërit. Nuk do ju mungojë asgjë sit ë ishte babai i tij përveç mungesës së tij që nuk e zëvendëson dot askush”, tha kryeministri Edi Rama.

Saimir Hoxha u vra dy ditë më parë teksa ndodhej në krye të detyrës. Pas një operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike në zonën e Kune Vain në Lezhë, ai bashkë me dy kolegët e tij ndaluan një kontroll një makinë që po i ndiqte nga pas.

Në automjet ndodheshin Aldi Rama bashkë me dy shokët e tij. 21-vjeçari pasi refuzoi kontrollin nxori pistoletën duke qëlluar në drejtim të Saimir Hoxhës.  Ai ndërroi jetë rrugës për në spital pasi një nga plumbat i preku zemrën. Autori qëlloi ndaj vetes pas 5 orësh ndjekje dhe vdiq një ditë më pas në spitalin e Traumës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME