Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vizituar Roskovecin për të parë ndikimin pozitiv që po bën projekti “STAR3” për të forcuar qeverisjen vendore dhe angazhimin qytetar.
Gjatë vizitës ajo është takuar dhe me banorët e Roskovecit të cilët i kanë lënë dhe një “porosi” ambasadores.
“Faleminderit për ndihmat që i jep Shqipërisë. Për Shqipërinë kujdesuni sepse Shqipëria është vendi më i bukur, më i mirë”, i tha ai.