Lajme

Yuri Kim uron Skënderbeun: Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë, një frymëzim për të gjithë ne!

Sot në 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në instagram statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Në komentin bashkangjitur fotos ambasadorja shkruan se ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA.

Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë ,një frymëzim për të gjithë ne!”– shkruan Kim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: