Categories Lajme

Zaev viziton shkollën Pustec: Erdha të sjellë libra që të mësojnë fëmijët maqedonisht!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka vizituar ditën e sotme një shkollë në Pustec, ku jeton komuniteti maqedonas. Zaev theksoi se shqipja është një gjuhë zyrtare në vendin që ai qeveris, duke shtuar se ai dhe bashkëpunëtorët kanë sjellë libra në Pustec, që fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre amtare. “Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mësojnë shqip. Të njëjtën gjë shohim edhe në Shqipëri, ku në zonat ku banojnë maqedonas, mësohet në gjuhën maqedonase. Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Sot sollën libra që fëmijët të mësojnë maqedonisht. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin. Shumë rrugë Shqipëria e Maqedonia e kanë të përbashkët, edhe në realitet, por edhe atë drejt BE-së”, tha Zaev. Po ashtu Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut mori tjetër zhgënjim nga ana e BE-së, duke shtuar se Shkupi e Tirana meritojnë rrugëtimin europian.

“Morëm një zhgënjim nga BE, por të dyja shtetet duhet të punojnë për të vazhduar rrugëtimin europian. Jemi shtete mike dhe shpresoj do mbetemi të tilla. Pandemia ka sjellë disa probleme, por ne po ecim përpara drejt integrimit. Marrëveshja Maqedoni e Veriut – Bullgari nuk është në nivelin më të lartë. Ne nuk lëshojmë nga identiteti ynë maqedonas dhe Bullgaria nuk ka përse të ngrejë pretendime”, u shpreh Zaev.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME