Categories Lajme

Zamira 16-vjeçe perlot : Nuk kam as ujë të lahem, natën vinë burra se babi ikën në punë dhe ato më

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Zamira, një vajzë 16 vjeç e cila ka rrëfyer se jeton në kushte ek treme të varfërisë. Ajo nuk ka as tualet për të kryer nevojat personale. Lahet me ujë liqeni ku ka marrë shumë inf eksione sepse shtëpia nuk ka as ujë dhe as drita. Enët dhe rrobat i lan po me ujë liqeni.

Netëve, kur babai i saj ikën për të punuar, zakonisht punon në Krujë dhe niset që në 3 të mëngjesit më këmbë në mënyrë që të jetë aty në orën 6, pasi nuk ka lek për të paguar transportin, Zamira mbetet vetëm.

Në ato net, disa djem me motor i afrohen shtëpisë së saj dhe qëndrojnë në oborrin e shtëpisë, i cili është i parrethuar dhe i pasigurt, aty, ata bërtasin, pinë cig are dhe alko ol dhe gjuajnë me gurë drejt dritareve të shtëpisë së saj.

Ndër bisedat me ton të lartë që ata bëjnë mes tyre, Zamira ka dëgjuar që ata kanë diskutuar mes njëri-tjetrit se do të rikthehen sërish kur ajo të jetë vetëm. Kjo ka ndodhur disa herë. Në fillim, babai i Zamirës nuk e besonte, derisa një natë i vuri re dhe vetë disa lëvizje të çuditshme. Kur babai i saj është aty, ata nuk futen në oborr, por qarkullojnë aty me motor.

Zamira dhe babai i saj nuk kanë mundur t’i identifikojnë këta persona, pasi vetëm i kanë dëgjuar. Përpara rreth tre muajsh, Zamira ka dërguar një shkresë d eno ncuese lidhur me këtë shqetësim, drejtuar Njësisë Administrative të Qendrës Nikël, e cila mbulon dhe fshatin e Zamirës.

Por ende nuk ka marrë një përgjigje. Ajo kërkon ndihmë, dhe kërkon të ikë nga ai vend sepse ka shumë frikë. Nga stresi i është shfaqur psoriaza dhe ankthi.

Mirela Milori: Më trego historinë pse të shkaktohet ky stres? Babi ikën në punë në orën 3 të natës ka raste dhe çfarë ndodh në orët e vona të natës kur ti mbetesh vetëm në shtëpi?

Zamira: Në momentin që del babi, pas një çerek ore, 20 minutash vijnë njerëz të ndryshëm me motor tek oborri i shtëpisë, rrinë aty një orë derisa të shkojë ora 4 e gjysmë, 5, pinë cigare dhe aty të kap fr ika e pa niku.

Mirela Milori: Ata njerëz e dinë që je vetëm, ka ndodhur kur ke qenë vetëm apo dhe kur ka qenë babi?

Zamira: Po e dinë, kur më kanë ardhur tek oborri, tek dritarja, kam qenë vetëm, ndërsa kur është babi në shtëpi vetëm lëvizin nëpër rrugë sepse babi nuk shikon dot nga larg.

Mirela Milori: Ka rastisur ndonjëherë që ka qenë dhe babi dhe e ka përjetuar këtë skenë?

Zamira: Po ka qenë një natë kur menduan që babi nuk ishte në shtëpi, erdhën deri tek dritarja, por e dëgjuan babin që po ngrihej sepse ndezi një qiri sepse nuk ka drita. Edhe detyrat i bëj me qiri dhe ikën. Nuk mund të them për dikë në veçanti sepse nuk i kam parë. Vendi ku unë jetoj është i vogël, nuk ka asnjë njeri, kanë ikur të gjithë, vetëm unë banoj aty. Kam nja 3-4 shtëpi afër por janë të bra
ktisura. Kam vetëm dy komshinj që janë nga Tirana dhe vijnë vetëm një herë në muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME