fbpx
Lajme

Zbardhen emrat e katër viktimave të aksidentit tragjik në “Rrugën e Kombit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima katër persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur. Ata janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, Medina Avdiaj, 6 vjeçe, Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Violetta Avdiaj, 3 vjeçe që ka mbetur e plagosur.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të “Rrugës së Kombit” mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button