Lajme

Zbardhen përgjimet e rrjetit të falsifikatorëve në Tiranë: Për patentën do 100 euro

Zbardhet dosja e hetimeve në lidhje me grupin e falsifikatorëve në Tiranë, ku 3 anëtarët e saj ranë në pranga. Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar përgjimet mes rrjetit, bisedat mes tyre dhe qytetarëve, që kërkonin kundrejt pagesave, dokumente të ndryshme të falsifikuara, si në rastin e patentave.

Çështja në fjalë i është ngarkuar prokurorit Bledar Valikaj, ndërsa në pranga ranë shtetasit Gezim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpetim Bega.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

PERGJIMET

A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo

A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë

B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër, mirë
…….
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan,unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
përnjëherë

A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po

B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Përshëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti,patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
A-Po

B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
shqiptare,Tafton
A-Po kartën,kart Greke
B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close