Lajme

Zbardhet dëshmia e autorit në Polici, DETAJE

Detaje rrëqethëse dalin në dritë për v rasjen e 31-vjeçares shqiptare në Greqi, Anisa Shehu, nga bashkëshorti i saj Florand Shehu. Ky i fundit ka treguar në dëshminë e tij në Polici momentet që kreu krimin, duke zbuluar një situatë të f rikshme.

V iktima, nënë e një djali që tani ka mbetur jetim, dhe me babain që pritet të akuzohet për k rimin e  t merrshëm dhe të b urgoset, u përpoq të shpëtonte nga duart e burrit që kishte kohë që e d hunonte, por nuk ia doli.

Sipas asaj që zbardhin mediat greke, referuar dëshmisë që ka dhënë autori i dyshuar në polici, Anisa ka qenë në gjumë në dhomën e saj kur autori, ka hyrë me një t hikë dhe e ka g oditur fillimisht në qafë.

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e g odita me majën e një t hike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste.

Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova”, ka thënë autori.

Siç shkruan ‘Protothema’, detaji më t ronditës që del nga dëshmia e Florand Shehut, është se gruaja mbyllej mjaft shpesh në dhomat e shtëpisë sepse kishte frikë prej bashkëshortit.

Ai mësohet se i kishte mbledhur të gjitha çelësat e dyerve të brendshme të shtëpisë, vetëm në mënyrë që gruaja e tij të mos mbyllej dhe të mos ikte prej tij.

Në dëshminë e tij ai thotë në një moment: “Dera ishte e hapur, pasi kisha hequr çelësat nga dyert në mënyrë që ajo të mos mbyllej përsëri”. Ditën e k rimit, ishte vetë autori që shkoi në polici dhe lajmëroi se kishte v rarë gruan. Ajo që nuk dihet deri më tani është se çfarë ndodhi ditën e k rimit që ai e v rau të shoqen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: