
Mediat greke kanë publikuar foton e një 53-vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar pak kohë më parë pasi përdorte biznesin e tij të masazheve për të ngacmuar seksualisht vajzat apo gratë që shkonin aty.Bëhet fjalë për Ilirjan Kuçollarin, ndersa Protothema ka zbardhur sot dëshminë e një prej “viktimave” të 53-vjeçarit.
Në fakt, ajo u shpëtua në momentin e fundit nga takimi tjetër, një grua e gjatë e shëndoshë për të cilën masazhatori pervers foli fjalët më të këqija, duke u tallur me peshën e saj.
“Ai filloi të më prekte në organin gjenital. Unë i thashë se çfarë po bën atje dhe nuk dua të më prekësh. Gjatë lëvizjeve pashë që ky mashkull nuk mbante maskë, kishte një kënaqësi në fytyrë, ndërsa pavarësisht se i thashë të mos më prekte organet gjenitale, ai vazhdoi”, thotë gruaja