Categories Lajme

Zbardhet emri/ Kush u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër

Zbardhet emri i personit që është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të dielës, në zonën e Livadheve në Shkodër Burime për “Vizion Plus” thanë se viktima është identifikuar si Endri Mustafa.

Viktima është Endri Mustafa trupi i pajetë i të cilit u konstatua mëngjesin e kësaj të hëne buzë rrugës përgjatë bregut të liqenit në zonën e Livadheve.

Mësohet se ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri.  5 plumba e kanë kapur në disa pjesë të trupit, konkretisht 1 në gojë dhe të tjerët në kokë dhe gjoks. Një pistoletë u gjet afër trupit të Endri Mustafës, por nuk dihet nëse është ajo me të cilën u vra viktima. 32-vjeçari kishte tre ditë që kishte humbur lidhjet me nënën e tij.

Ende nuk dihet shkaku i ekzekutimit të të riut, ndërsa dyshohet se mund të ketë ardhur si rrjedhojë përplasjeve të bandave kriminale në Shkodër. Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Krahas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, hetuesit mësohet se kanë kërkuar dhe tabulatet telefonike me qëllim zbardhjen e bisedave të fundit 32-vjeçarit. Endri Mustafa është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më herët për plagosje me dashje. Në 2016  ai është arrestuar për grabitjen e dy personave në zonën e Livadheve së bashku me disa te dyshuar të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME