Lajme

Zbardhet kërkesa e OSHEE: Të rritet çmimi i energjisë 70% për biznesin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kërkuar zyrtarisht rritje të çmimit të energjisë elektrike për bizneset. Aplikimet e dorëzuara në Entin Rregullator të Energjisë kanë nisur të shqyrtohen për të marrë më pas një vendim. Për bizneset e mëdha të lidhura në tension 35 kilovolt është kërkuar një rritje e fortë e çmimit nga 1.5 lekë që është aktualisht në 2.61 lekë ose   mbi 70 % më shtrenjtë. Ndërkohë më e vogël ka qenë kërkesa për rritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset e mesme të lidhura kryesisht në tension 20 kilovolt.

OSHEE ka aplikuar për një rritje me rreth 2.3 %  dhe nga 3.9 lekë për kwh kërkohet që të bëhet 3.99 .Ndërkohë në aplikimin e OSHEE nuk kërkohet rritje e tarifave të energjisë elektrike për familjarët. Rritja e çmimit të energjisë për bizneset ishte paralajmëruar edhe më parë  që në momentin që qeveria shpalli emergjence energjetike. Bizneset e mëdha në vend kanë detyrimin që ta sigurojnë energjinë elektrike në treg të lirë por deri më tani numri i subjekteve që  kanë dalë në treg të lirë mbetet shumë i kufizuar për shkak të kostove më të larta që duhen për të siguruar energjinë që u duhet. Ndërkohë që nga 1 janari bizneset pritet të përballen me kosto të larta të furnizimit me energji elektrike pasi edhe në tregjet ndërkombëtare çmimet kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Aktualisht prodhimi i energjisë në vend është në minimum për shkak të kushteve të motit.

Nga të dhënat e KESH rezulton se prurjet natyrore  në lumin Drin gjatë rezultojnë  më të ulëtat në 10-vitet e fundit. Rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset nënkupton automatikisht rritje të çmimit të produkteve edhe për qytetarët. Edhe operatori i Sistemit të transmetimit ka kërkuar rishikim të tarifës. Këto kërkesa do të shqyrtohen nga ERE e cila do të vendos më pas për tarifat e reja të energjisë

PROPOZIMI PËR BIZNESET 35 KILOVOLT
ËSHTË    1.5 LEKË KWh
BËHET     2.6 LEKË KWh

PROPOZIMI PËR BIZNESET 20 KILOVOLT
ËSHTË      3.9 LEKË KWh
BËHET        3.99 LEKË KWh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: