Categories Lajme

Zbardhet ngjarja në Greqi

Autoritetet greke kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Korinthia, ku autor ishte një shqiptar. Ka dyshime se pasi i ka marrë jetën ish të dashurës dhe farmacistit 42 vjeçar, shiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është larguar për në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në Loutraki ku gruaja ishte zhvendosur pas ndarjes nga shqiptari, që jetonte në ishullin Mykonos. Prej dy javësh ai kishte lënë ishullin dhe përndiqte gruan dhe të dashurin e saj të ri. E duke qenë se ai e kishte çelësin e shtëpisë, ka hyrë brenda dhe e ka gjetur çiftin në shtrat.

Më pas ai i ka qëlluar të dy me një hanxhar, ose mjet prehës bujqësor, dhe është larguar me makinën e ish të dashurës. Makina u gjet e djegur më vonë Duke përdorur materiale vizuale nga kamerat e sigurisë, policia dallon pranë shtëpisë së fshatit të 43-vjeçares, figurën e një burri, që përputhet me karakteristikat e këtij personi.  Vajza e gruas, fryt i martesës me një biznesmen në ishullin grek të Mykonos, thuhet se u tha autoriteteve se nëna e saj “i kishte dhënë fund një marrëdhënieje me një person të dhu nshëm dhe shtypës”, duke vënë në dukje se “nuk e imagjinoja kurrë se kjo marrëdhënie do të ishte fatale për të”, citon tv grek ant1. Gruaja ishte njohur me shqiptari pikërisht në këtë ishull. Kur u largua nga zona për në Loutraki, ai nuk mund ta pranonte vendimin e gruas, duke e vizituar vazhdimisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME