fbpx
Lajme

Zbatimi i protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së covid

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.

Përgjatë javës që po mbyllet sipas ISHMT-së janë realizuar 231 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. “Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente”, bën të ditur ISHMT.

Gjatë javës, janë kryer 19 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet, 7 inspektime për instaluesit e ashensorëve, 5 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim, 4 inspektime për instrumentat matëse ligjërisht të kontrolluar, 8 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike, dhe 7 inspektime për detergjentët.

“Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore”, deklaron ISHMT.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button