Lajme

Zbërthehet Nuredin Dumani, u pritet bileta për në burg dhjetëra personave

Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit gjatë orëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Operacioni është zhvilluar rreth orës 05:30. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, mësohet se janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se janë prerë më shumë se 30 urdhër ndalimi nga ana e SPAK. Dosja voluminoze iu dërgua SPAK nga Prokuroria e Elbasanit e cila shpalli mos kopetencë, për hetime të mëtejshme.

Të njëjtat burime raportojnë se personat pjesë e të arrestuarve, janë anëtarë të bandave që operojnë në qytetin e Elbasanit. Pritet të ndalohen edhe disa oficerë të policisë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close