Categories Lajme

Zbrazet Çekaj: Ma faturuan mua që të shpëtonin trafikantët dhe ministrat

Fax News ka siguruar mbrojtjen që ka bërë Arbër Çekaj në sallën e gjyqit, teksa po mbahen seancat në ngarkim të tij, dhe ku akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilat janë zbuluar në vitin 2017 në portin e Durrësit.

Çekaj shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës, dhe se në rast se do të ishte realisht trafikant, do të ishte arratisur në një vend të botës së tretë dhe ku nuk do ti hynte asnjë gjemb në këmbë.

Çekaj shprehet se ai mban përgjegjësi vetëm për porosinë e bananes, dhe nuk kishte asnjë shans që në kontenier të fuste lëndë narkotike, ndërsa shton se para se të vinin në Shqipëri, frutat janë kontrolluar në Itali, dhe në to nuk është gjetur asgje e dyshimtë.

Sipas Çekajt, nëse ai do të ishte në të vërtetë trafikanti i lëndës narkotike, nuk do të qendronte në Gjermani, dhe ta linte një sasi të tillë droge në dorë të një 20-vjeçari, duke iu referuar Donaldo Lushajt.

“Kam punuar me të vetmen kompani. Kam edhe një dokument zyrtar që thotë në përgjigje të kërkesës suaj tregon të gjitha doganimet dhe zhdoganimet që ka kryer kompania . Dhe tregon që kompania e Arbër Çekajt nuk kanë kontaktuar kurrë me CFS Banakon. Kam porositur vetëm në dy kompani. As unë as kolegët e mi nuk kemi kontaktuar me asnjë kompani tjetër. Për ata që më akuzon organi i akuzës unë nuk kam folur kurrë për porositjen e frutave. Te Banakon bëhet edhe kontrolli nga policia. Jam informuar pas ngjarjes. Këtu kam të shkruar edhe një dokument zyrtar e keni edhe në dosje. Nuk e di çfarë kishte ndonjë gjë interesante aty për t’u shkruar.

Unë kam edhe kontratë zyrtare në gjithën angleze që thotë që kompania ime Bakotta, shet vetëm banane. Organit të akuzës i lejohet të gënjejë, nuk nuk e kam këtë luks sepse këtu është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar, fatura, pagesa bankare nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi kontakt me kompaninë që më akuzon organi i akuzës. Me kompaninë Quindeks kam punuar 52 javë dhe çdo gjë është e dokumentuar.

Këta janë marrë vetëm se çfarë kam biseduar unë me Donald Lushajn dhe me bashkëshorten time, nuk e di se çfarë ka pasur ndonjë gjë interesante aty. Frutat në kontenierë janë kontrolluar në Kolumbi dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Mund të vërtetoni çdo zhdoganim malli në email-et e mia, ne kemi asnjë marrëdhënie pune me kompaninë Pakota SAS.

Të gjithë kontenierët që unë kisha si porosi janë kontrolluar për 5 ditë në Itali, unë nuk e kuptoj dot që një njeri që qenka në dyshim për drogë, të dalë i pastër nga Guarda Di Finanza, dhe të gjendet drogë këtu në Shqipëri.

Unë nuk kam pasur lidhje dhe nuk kam pasur dijeni për drogën, nuk kisha si ta vendosja. Si besimtar që jam, si njeri modern dhe familjar i rregullt, mua ai kontroll më ka dhënë dritën jeshile. Në rast se do ta kisha vendosur unë drogën, do kisha ikur në Singapor, në Kolumbi, ku Shqipërinë askush nuk e njeh, dhe aq që mendohet ekstradimi.

Si do e sillja unë Donaldin në atë vend, në qoftë se unë e dija që atje kisha drogë, unë do isha në Singapor e Donaldi do të ishte në Amerikë. I vemti shqetësim që kisha unë ishte fatura 7 mijë e 500 euro që duhet të paguaja për kontrollin që u bë në portet italiane.

Nuk kisha si fusja unë drogë, kur nuk e dija fare numrin që do të kishin kontenierët, unë që nuk sjell dot në vendin tim frutat e mija, do të sillja dot drogë. Nuk është hera e parë që në kontenierë kapen drogë, përdoren kompanitë e tranportit detar, unë nuk kisha asnjë mundësi reale për ta bërë trafikun e drogës. Nëse do të ishte droga e imja, do të kisha organizuar dhe futjen e saj në Shqipëri.

Këtu shumë gjëra nuk kanë sens, nëse droga do të ishte e imja, unë do të korruptoja policët, doganierët, ndoshta edhe më lart. Si do ta nxirrja unë drogën në kohën kur nuk kisha asnjë mjet prerës. Si do ikja unë në Gjermani, në një kohë që do të vinte droga, e tia lija në dorë një 20-vjeçari. Unë trafikanti më i madh udhëtoj nga Kosova, se kursej 200 euro për fluturimin. Droga nuk ka qenë investim i familjes Çekaj, asnjë njeri nuk duket nga pamjet që po pret një sasi droge.

Trafikantët e vërtetë të drogës ju nuk guxoni dhe nuk pranoni që ti përmendni. Unë e falenderoj Zotin që kam lindur në Shqipëri, se mund të isha dënuar me varje, në rast se do isha në Arabi, me këta lloj prokurorësh që kemi në vendin tonë”, është shprehur Lushaj gjatë seancës.

Me nota ironie dhe humori, Çekaj shprehet se ai qenka i jashtëzakonshëm sa kohë që edhe pse i zënë më shumë se 20 orë në punë në ditë, paska pasur mundësi që të mendonte dhe për trafikun e sasive kaq të mëdha të drogës.

“Deshën të ma faturojnë mua këtë gjë, që të shpëtonin trafikantët e të vërtetë, dhe të shpëtonin ca ministra dhe ca policë të korruptuar. Që droga nuk ishte e imja, këtë e kupton kushdo, edhe një i pashkollë, më arrestojnë mua për kontenier, që nuk janë të mijtë.

Unë edhe pse në burg pa faj, jam krenar për familjen time, kam punuar nga 20 orë në ditë, një trafikant kaq i madh droge, që nuk merrte pak kohë për familjen e tij. Ju i keni të gjithë tabulatet, që punoja nga 18 deri në 20 orë në ditë, i keni mesazhet e gruas sime që më thoshte shpirt a do vish në shtëpi.

Unë paskam qenë Ajnshajni i Shqipërisë, që edhe pse kaq i zënë në punë, kisha kohë që të merresha dhe me trafik droge. Babai im është luani i vërtetë që po vijon aktivitetin e ligjshëm tregtar edhe pse është në një terror të tillë ekonomik. Që shkon në banka për kredi dhe i dalin ca vajza me fund dhe pa fund, dhe i thonë që ty nuk të japim para se je kulak.

Unë nga ju nuk po kërkoj mëshirë, ju lutem lexoni ligjin, lexoni ligjin dhe lexoni ligjin, kërkoj vetëm atë që më takon, të jem i lirë së bashku me familjen time, dhe të krijoj vende të reja pune, ashtu siç kam bërë gjithnjë. Nëse më gjeni një njeri rreth meje që merret me trafik droge, më jepni çfarë dënimi të doni, dhe me shpirt jam gati që ta pranoj”, shprehet më tej Cekaj.

Tashmë ai është në pritje të vendimit final që do të marrë gjykata në drejtim të tij, pas kërkesës së prokurorisë për ta dënuar me 21 vite burg. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME