fbpx
Lajme

Zbulim i rrallë i pesë diamanteve blu në Afrikën e Jugut

Më i rrallë dhe më i çmuar se një diamant? Një diamant blu, me transparencë dhe shkëlqim të këndshëm. “Pesë prej tyre u gjetën kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në minierën e Cullinan-it, 40 km në lindje të kryeqytetit Pretoria”, tha pronari me fat i tyre, “Petra Diamonds Limited”. Çdo gur është individual, që do të thotë se nuk janë pjesë të fragmentuara nga një diamant më i madh dhe pesha e tyre varion nga 9,61 deri në 25,75 karatë.

“Diamantet blu janë aq të rrallë sa nuk ka statistika zyrtare për to”, tha “Petra” në një deklaratë, duke theksuar se është shumë e pazakontë të gjesh njëkohësisht pesë gurë të çmuar me cilësi të lartë. Miniera e Cullinan-it është burimi kryesor i diamanteve blu në botë. Zbulimi i fundit i rëndësishëm i diamantëve blu në këtë minierë daton në shtator 2019, me një mostër prej 20,08 karatë, që u ble për 12,6 milionë euro nga një blerës anonim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button