Categories Lajme

Zbulohet identiteti i autorit/ Hyri në një shtëpi në Sarandë për të vjedhur, pronari e kap mat dhe përleshen fizikisht

Është zbuluar emri i 25-vjeçarit të arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi kishte hyrë me forcë në një banesë për të vjedhur. I riu është identifikuar si Lavdim Alliu.

Përmes një njoftimi policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen Metoq të qytetit, ku 25-vjeçari me iniciale L.A., është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, A.T, deri në momentin që ka mbërritur policia.

Gjithashtu policia bëri me dije se autori është banues në fshatin Gradishtë të Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME