fbpx
Lajme

Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë që do votohen nga baza në Shkodër. A do rikthehet Jozefina Topalli? (Emrat)

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Ajo që bie në sy është fakti se në listë mungon emri i Jozefina Topallit, për të cilën u tha fillimisht se mund të kishte një rikthim në PD. Po ashtu shihet se mes të propozuarave është dhee kryerbashkiakia aktuale e Shkodrës Voltana Ademi. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Shkodër: ARBEN GJURAJ; ARTAN HAXHI; BARDH SPAHIA; BASHKIM RROJI; BENARDETA SYKU; BLENDI GJYLBEGAJ; EMILJANO PJETRI; FLORIAN BJANKU; GRETA BARDELI; HELGA SALLAKU; HELIDON BUSHATI; IMELDI SOKOLI; IZMIRA ULQINAKU; LEDINA MANDIJA; LORENC LUKA; MARK RUPA; NDOC ASHTA; NESTI KIRI; NEVILA BUSHATI; RAMIZ ÇOBAJ; ROMEO GURAKUQI; VOLTANA ADEMI; XHEMAL BUSHATI.

Dega Vau i Dejës: GJOK ULDEDAJ; MARIN TUKAJ; PJETER LLESHI; ZEF HILA.

Dega Malësi e Madhe: ALDO GEGA; AUREL MARKAJ; ERMIRA COBAJ; FATBARDH ZEKAJ; RAMADAN LIKA

Dega Pukë; ANTONETA ZAJA; GEZIM VATA; HIL KOLA; LODOVIK HASANI; NDOC FASLIA; PREL GJONI; RROK DODA.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli. (E.K/Faxweb.al)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button