Categories Lajme

Zbulohet misteri i satelitëve mbi qiellin shqiptar

Qytetarët e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe disa qyteteve të tjera të Shqipërisë mbrëmjen e djeshme ishin më sytë nga qielli, për shkak të disa objekteve fluturuese që lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pa prodhuar as zhurmën më të vogël. Pas disa minutave objektet u zhdukën papritur.

Por çfarë ishin? Gjithçka bën fjalë për “trenin” e satelitëve Starlink të lëshuar nga kompania e Elon Musk, “SpaceX”. Satelitët lëshohen në orbitë në mënyrë që të sigurojnë internet edhe në zonat më të izoluara rreth e qark botës.

Starlink që duken në qiell si yje të vegjël që fluturojnë u panë edhe në Greqi dhe vende të tjera, ndërsa mbajnë të gjithë një vijë të drejtë, si një tren.

Projekti që synon të krijojë një konstelacion satelitësh, ka për qëllim të përfundojë në 2027 dhe të mbulojë Tokën me një internet të shpejtësisë së lartë dhe akses të thjeshtëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME