Categories Lajme

Zbulohet një bazë armatimesh në Lezhë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtjes pa leje të municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive. Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat h etimore dhe operacionale të DVP Lezhë.

Sekuestrohen 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në bashkëpunim me DVP Dibër, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca k riminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë armë zjarri, lëndë na rkotike apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Baza”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë l ëndë n arkotike k anabis, 930 fishekë, 6 kallëpe l ëndë e ksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Dibrës, në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Lurë, është gjetur një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike. Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, a rmëve shpërthyese dhe m unicionit l uftarak” dhe “Prodhimi dhe s hitja e n arkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME