Categories Lajme

Zbulohet rrjeti i organizuar në doganën e Durrësit/ Bien në pranga 4 shtetas

Arrestohen 2 doganierë në Durrës së bashku me shoferin dhe pronarin e një fugoni për veprën penale të kontrabandimit të medikamenteve mjekësore. Shtetasit Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin Granit Kërxhalliu 35 vjeç dhe pronar shtetasin Behar Lleshi 57 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Njoftimi i Plotë nga policia:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës. Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre doganierë. Sekuestrohen një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, shtetasit:

  1. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME