Lajme

Zbulohet shkaku i sherrit që la të plagosur kosovarin në Shëngjin

Mbrëmjen e djeshme një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me thikë, pas një sherri për mbeturinat. Selim Bllaca u godit me thikë në plazhin e Kunës në Shëngjin.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pas një konflikti të çastit, kur shtetasi kosovar Hazir Berisha 66 vjeç, plagosi me thikë shtetasin Selim Bllaca 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesoj për objektin ku ata jetonin gjatë në Shengjin gjatë stinës së verës.

Sipas burimeve, debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Bllaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Hazir Berisha e ka goditur me thikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close