Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit” në Lezhë (Foto)

Zbulohet një tjetër banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të operacionit të koduar “Blinisht”, pas kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, sot mësynë në banesën e një të afërmi të shtetasit A.S., të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje.

Aty shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij.

“Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie dyshohet të jetë shtetasi A. S., i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Blinisht”, thekson Policia.

Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME