Categories Lajme

Zbulohet shuma marramendëse që mund të humbasin kosovarët në bankat e Serbisë

Rreth 300 milionë euro kursime të kosovarëve në bankat e Serbisë mund të humbasin. Kjo për shkak të refuzimit të shtetit serb për bashkëpunim si dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës.Sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës rreth 300 milionë euro.Mirëpo, për këtë çështje shteti i Serbisë dhe Banka Qendrore serbe po refuzojnë që të bashkëpunojnë. Të paktën kështu thonë në Bankën Qendrore të Kosovës.Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim për lajmi.net thotë se Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo siç kanë thënë ata, ende nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje.“Ju njoftoj se pas kërkesës nga Avokati i Popullit, me datë 17 shtator 2019, Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo ende nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. Nga ajo që mund të shihet, mund të themi se Banka e Serbisë dhe shteti serb po refuzon të bashkëpunoj në një çështje që ka të bëjë me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në takime të ndryshme që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtar dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e të drejtave të qytetarëve tanë”.Për këtë çështje, më 25 korrik të këtij viti, Avokati i Popullit u ishe drejtuar institucioneve të Kosovës, me propozimin për themelimin e një zyre ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë në lidhje me kursimet e tyre.Mirëpo, kjo zyre nuk është hapur ende, dhe nuk pritet të ketë diçka të re në këtë drejtim të paktën deri në krijimin e Qeverisë së re.Për këtë çështje lajmi.net ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të kuptuar se kur do të hapet kjo zyre, mirëpo ata kanë thënë se nuk është nën kompetencat e tyre.“Pyetja e parashtruar nuk ka te beje me autoritetin e MPMS-së”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MMPS-së.Kontributet e pensionistëve kosovarë që kanë punuar para luftës në Kosovë kanë mbetur në Serbi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME