Lajme

Zbulohet skandali/ Hiqej si Prokuror i SPAK, i merr qytetares mijëra euro

Në emisionin Stop është shfaqur denoncimi i një zonjë, që kërkon të mbetet anonime.

Ajo thotë, se 10 muaj më parë, në tetor 2022, i ka dhënë një personi nga Tirana 10 mijë euro. Vebi Brahimaj u prezantua si prokuror në Spak dhe i premtoi, t’ia dyfishonte paratë për dy javë, pasi i duheshin për një tender të uniformave policore.

Në një komunikim me zonjën, Brahimaj pohon, se është prokuror në SPAK, por kur gruaja i tha, se do të shkonte në këtë institucion, Brahimaj u shmang.

Brahimaj e ngacmon seksualisht gruan, por kur vjen puna te borxhi, vetëm i shtyn afatin.

Në muajin shtator denoncuesja vjen në Tiranë për tek Spaku, nga ku edhe i dërgon një video Vebiut. Ky i fundit zemërohet deri në pikën, që e kërcënon me jetë dhe e shan me fjalët më të rënda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close