Categories Lajme

Zbulohet skàndali, si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për kaçkavall

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjektin “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri.

Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri. Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, Mihal Kote, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj.

Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote. Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.

“Unë kam punuar dikur tek shoqëria e Sarandës, punëtore, kam mbushur vaj, kam paketuar djath, i kam bërë të gjitha proceset brenda në magazinë. Por kam parë shumë gjëra skandaloze. Si për shembull, vaji që nuk ishte fare asnjë pikë vajë ulliri brenda. Ishte thjesht val luledielli, i hidhnin një bojë jeshile nuk e di se çfarë ishte, nuk ja di emrin; një bojë të kuqe, shumë solucione, një erë limoni, dhe shumë gjëra të tjera që ai e quante vaj sallate. Përzierja bëhej vetë nga punëtorët. Kishte një formulë që ia kishte dhënë pronari vetë dhe me atë formulën e peshonin me gramatura.

I peshonte punëtori dhe i  hidhte në cisternën e vajit të lulediellit. Djathi për shembull kur vinte, lexonte etiketa feta lope, ky e shiste për djath dhie. Ndryshonte thjesht etiketën, jo ambalazhimin dhe e shiste në treg për djath dhie. E kishte dhe në etiketë aty te peshorja, dilte djath dhie. Kaçkavall i grirë shumë probleme, shumë i pistë, kaçkavall lope gjithë mbeturinat  që kthehen nga tregu pastroheshin nga myku, hidheshin në një tavë, aty i pastronim edhe i hedhim pastaj në tavë, pastaj i hidhnim për grirje. Pastaj e përzienim dhe një kaçkavall që ishte shumë i lirë që nuk mund të quhet kaçkavall, e merrte shumë të lirë atë për t’i ulur koston dhe e përziente me mbeturinat e tregut” – ishte deklarata e denoncueses në “Stop”.

Një tjetër skandal, përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. “Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet çdo ditë me shëndetin e qytetarëve. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti “Saranda Al”, duke i ndërruar etiketat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME