Categories Lajme

Zbuloni çfarë ndodh nëse marrim më shumë proteinë seç duhet

Proteina është kryefjala e ushqyerjes së shëndetshme ditët e sotme. Ky ushqyes është i domosdoshëm për shëndetin sepse u bën mirë jo vetëm muskujve por edhe ndihmon për rënien nga pesha. Nga ana tjetër, nëse njeriu e tepron me proteinën, pasojat për peshën dhe shëndetin në përgjithësi mund të jenë serioze. Sa është sasia e duhur e proteinës që duhet të marrim çdo ditë? Rregulli i artë është 0.45 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për meshkujt dhe 0.35 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për femrat. Pra, nëse një grua peshon 70 kg dhe ka një jetë sedentare, atëherë ajo nuk duhet të marrë më shumë se 52.5 gramë proteinë në ditë.

Çfarë ndodh nëse marrim më shumë proteinë seç duhet Ekspertët thonë se një ndër shenjat e para të konsumit të tepruar të proteinës është etja. Proteina përbëhet nga amino acide dhe në përmbajtjen e tyre ka edhe nitrogjen. Sasitë e mëdha të nitrogjenit janë toksike dhe trupi përdor gjithë depozitat ujore për ta nxjerrë atë jashtë trupit dhe kjo është arsyeja përse do ju pihet më shumë ujë. Përveç erës së keqe të gojës dhe shtimit të paevitueshëm në peshë, nitrogjeni është i dëmshëm edhe për veshkat. Nëse e teproni me proteinën, atëherë veshkat do të përballen me një barrë shumë të rëndë dhe të punojnë përtej kapacitetit për të eliminuar sa më shumë nitrogjen. Nëse vazhdoni me ritme të tilla, konsumi i lartë i nitrogjenit do të shkaktojë dëme të rënda në veshka.

Studimet thonë se një regjim ushqimor i pasur me proteinë shtazore katërfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme prej kancerit. Njerëzit që e teprojnë me proteinën janë 66% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm proteinë. E fundit, por jo për nga rëndësia, është që enzimat e stomakut e kanë të vështirë të përpunojnë proteinën gjë që shkakton probleme me tretjen dhe të përziera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME