Lajme

Zbuloni rregullat për të bërë plazh

Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

Në vendim theksohet që në dispozicion të pushuesve duhet të jetë një dush për çdo 100 çadra. Miratimi i rregullave në letër do të jetë mjaft i vështirë që të zbatohet në terren, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.

Brezi i shërbimeve dhe distancat që duhen respektuar , Deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19.

Brenda brezit të shërbimeve në stacionet e plazhit, mund të realizohen këto struktura: kioskë menaxhimi për plazhin, kabina, shërbime higjienike, depo, pika vrojtimi/kulla e vrojtimit, hapësirë për rojën e plazhit (në rastin e plazhit publik), beach-bar, hapësirë për vendosjen e biçikletave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: