Categories Lajme

Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit ‘hero’, gazetari i bën komentin epik

E kapur e papërgatitur dhe pa asnjë qen kërkimi, edhe pse jepen një milion euro në vit për këtë gjë, Policia e Shtetit prej disa ditësh po reklamon në Facebook një qen të racës pastor, i cili sipas tyre, është heroi i kërkimeve nën rrënoja. Por reklamën e zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai, i cili e ka shpërndarë videon në profilin e tij, ia prish gazetari Elton Qyno. Përmes një komenti, gazetari i vjetër i kronikës shprehet se disa ditë pas tërmetit dhe kur forcat e huaja kërkonin nën rrënoja, ky qen nuk është askund.

“Vonë e nxoret këtë qenin. Nuk e pamë në terren dhe në asnjë plan filmik tre dite pas tërmetit këtë pastorin. Duhet ta pranoni që ishin shumë poshtë me logjistikë, madje dhe me qen në krahasim me Kosovën. Shyqyr që atyre djemve në terren u ka krijuar Zoti duart e këmbët, me thonjë kanë punuar për të gjetur të gjallët”, shkruan Qyno në komentin e tij.

Ndërsa Mullai i përgjigjet: “Me vjen keq por ndiqe kroniken eshte ne tch. Ishte qeni jone i pari ne 6 te mengjezit . Ishte ky Brand qe percaktoi sakte vendodhjen dhe me pas qeni i Zvicres percaktoi ne te njejtin vend qe kishte percaktuar Brandi. Jane te dokumentuara e te faktuara. Smund te ishte Brandi ne te gjitha njekohesisht. Ndersa heronjete reneas e fnsh ishin kudo duke mos perfillur rrezikun per jeten e tyre por bene te pamunduren. Jo per replike miku im”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME