Categories Lajme

Zef Mazi, kryenegociatori shqiptar: Shqipëria ka përmbushur 100 për qind kërkesat e BE

Kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka folur lidhur me raport -progresin e KE në Komisionin e Integrimit. Ai tha se Shqipëria i ka përmbushur 100% kërkesat e BE dhe në fund të vitit, duhet të bëhemi gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Shqipëria tha Mazi, ka bërë rrugë përpara në këtë proces, megjithatë ka ende shumë për të bërë në mënyrë që shqiptarët të jenë pjesë e familjes së madhe Evropiane. “Raporti vjetor, Shqipëria 2021, u paraqit dje në Parlamentin Evropian dhe në të janë bërë disa aspekte pozitive dhe janë bërë disa rekomandime.

Ende nuk ka datë për Konferencën Ndërqeveritare. Në dhjetor të vitit 2020 Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi bërë thuajse 100% gati misionin ndërkombëtar të Shqipërisë për konferencën. Puna më të ardhmen do të jetë më e komplikuar. Negociatat do të jenë më rigoroze dhe strikte, e nëse s’do të ketë progres, do të ketë regres. Negociatat mund të kthehen edhe më para. Integrimi është proces që ka mbështetjen tonë. Ky proces është çështje kombëtare dhe kërkon përkrahjen e të gjithëve.

Duhet të konfirmojmë synimin tonë me vepra, për në BE, për t’u bërë anëtarë sa më parë. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, korniza negociuese nuk ka pengesa nga BE, por dakordësi politike. BE na ka kërkuar të plotësojmë kërkesat e saj, ne e kemi bërë këtë dhe do të vijojmë në këtë rrugë. BE duhet të evitojë mesazhet se zgjerimi është diçka abstrakte. Në mbledhjen e fundit të këtij këshilli thashë se do të jap lajme të mira shpejt. Por shpresoj që në fund të këtij viti nuk do të jemi jo duarbosh. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të shkojnë në BE”, tha Mazi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME