Lajme

Zelensky futet ‘live’ në Eurovizion dhe ngre peshë publikun me mesazhin e tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të Eurovision-it, e cila po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.

Nëpërmjet një video në Telegram  Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës, e cila shihet si favorite për vendin e parë.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë  gjuhën sonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush “, tha Zelensky.

Kënga e Ukrainës është një odë për dashurinë e nënës nga grupi folk-rap Kalush Orchestra, i quajtur Stefania dhe që realisht është pritur shumë mirë nga publiku.

Anëtarët e Orkestrës Kalush kanë thënë se duan të “ngrejnë shpirtrat” me këngën e tyre, veçanërisht pasi anëtarët e grupit, duke përfshirë balerinin Vlad Kurochka dolën vullnetarë për të qëndruar në Ukrainë dhe për situatën ndaj Rusisë.

Kujtojmë së në finalen e Eurovizionit që mbahet akutalisht në Torino marrin pjesë 25 shtete finaliste. Fituesi do zgjidhet 50% me votat e publikut dhe 50% me votat e jurisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close