Lajme

Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian: Askush nuk do të na thyejë, tregoni që jeni me ne

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sapo ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale për luftën ruse në Ukrainë.

Ai thotë se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre.

Ai tha: “Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”.

Ai gjithashtu thotë se Rusia ka synuar fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur dje. Ai i bën thirrje Parlamentit Europia të “provojë se jeni bashkë me ne”, të provojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të provojë se janë “evropianë të vërtetë”.

Besoj se sot ne do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Pa ju Ukraina do  të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close