Categories Lajme

“Zëri i Amerikës”: Reagimi i SHBA-së vjen pasi Ilir Meta refuzoi Sandër Lleshin

Në Shqipëri Ambasada amerikane u shpreh sot se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reagimi i Ambasadës vjen pasi presidenti Ilir Meta refuzoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së zotit Fatmir Xhafaj.

Qëndrimi i presidentit u shoqërua me polemika të shumta, për shkak të faktit se Kushtetuta nuk ja njeh shprehimisht një kompetencë të tillë kreut të shtetit, ndërsa ende nuk ka një pozicionim zyrtar për motivet që e shtynë zotin Meta të refuzonte emrin e ministrit të ri.

Kreu i qeverisë nga ana tjetër, vendosi që t’ia besojë sërish drejtimin e ministrisë zotit Lleshi, por nga pozita e zëvendësministrit.

Në deklaratën e saj, Ambasada amerikane shprehet se “përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët” duke shtuar se “ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”.

Në deklaratë, theksohet se “Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.

Në të njejtën linjë ka qenë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Luigi Soreca theksoi se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.

Edhe ai gjithashtu vlerësoi faktin se në “muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar, ka ndërmarrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.(VOA)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME