Categories Lajme

Zgjati 6 orë, kryhet me sukses operacioni i vështirë në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur në faqen e saj në Facebook se në spitalin e ri të kirurgjisë, falë invvestimit në këtë spital dhe stafeve mejkësore është kryer një tjetër ndërhyrje e vështirësisë së lartë në ezofag e cila ka zgjatur plot 6 orë e 10 minuta.
Mnastriliu ka përgëzuar stafin mejkësor në Klinikën 1 të Kirurgjisë të cilët realizuan me sukses ndërhyrjen.

Statusi i plotë i Manastirliut:
Një ndërhyrje e rrallë në ezofag, nga ato operacione të shkallës së lartë të vështirësisë që kryhen në vendet më të zhvilluara është realizuar me sukses në #Klinikën I të Kirurgjisë.
Ekipi i kirurgëve tanë të talentuar, Dr. Shk. Henri Kolani, Dr. Frenki Vila, Dr.Manser Çili, Dr. Enio Boçi, Dr. Klidit Dodi, Dr. Bilibil Rakipi, Dr. Nertila Kodra realizuan me sukses procedurën hiroshi akiyama, e cila zgjati plot 6 orë e 10 minuta.

Ia kemi dalë të ndërtojmë spitalin modern të kirurgjisë në #QSUT, duke u siguruar pacientëve trajtimin që meritojnë dhe stafeve mjekësore, kushtet e duhura për të ofruar shërbim #cilësor
Frytet e këtij investimi që ka #revolucionarizuar shërbimin e kirurgjisë në vend po shihen çdo ditë
#KrenarePërMjekët #ShëndetësiaQëDuam

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME