Categories Lajme

Zgjedhja e delegatëve të Kongresit/ Leli fton anëtarët e PS-së të shprehin vullnetin përmes votës

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ftoi sot anëtarët e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në një prononcim për mediet, Leli tha se “erdha për të votuar bashkë me djalin tim, Noelin, i cili është nga anëtarët më të rinj të PS-së dhe votues për herë të parë në zgjedhjet e fundit. Për mua është kënaqësi e veçantë që shpreh vullnetin tim për të zgjedhur delegatët e kongresit në mënyrë demokratike”.

Kryebashkiaku Leli ftoi të gjithë socialistët të vijnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur delegatët e Kongresit të PS-së.

“Mendoj që pjesëmarrja e të gjithëve është një detyrë e rëndësishme e çdo socialisti, kudo ku ai jeton, të cilit do t’i duhen vetëm pak minuta për të ardhur dhe shprehur vullnetin e tij demokratik për zgjedhjen e kandidatëve që janë pjesë e kësaj liste që nesër do të jenë anëtarët e ardhshëm të kongresit socialist”-, theksoi Leli.

Kryetari Leli u shpreh se sot është një nga ditët e mëdha që PS iu ka dhënë mundësinë të gjithë anëtarësisë së saj për të zgjedhur përfaqësuesit në organin më të rëndësishëm vendimmarrës që është Kongresi i PS-së”.

“Uroj që kjo ditë të jetë shembull pozitiv për zhvillimin e një procesi zgjedhor model”,- tha Leli.

Në të gjithë vendin po zhvillohen sot zgjedhjet për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste, ku janë hapur 365 vendvotime. Nga zgjedhjet do dalin 706 delegatë të Kongresit të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e PS-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME