Lajme

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD shtyhet deri në orën 20:00 / Rithemelimi: Ka shumë kërkesa për të votuar

Prej orës 08:00 të së dielës, anëtarët e Partisë Demokratike i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Përmes parimit “një anëtar, një votë” ata kanë mundësinë të hedhin votën e tyre në 108 qendrat e hapura në të gjitha degët e PD.

Deri në orën 13:00, në të gjitha qarqet, kanë votuar 24 mijë e 165 anëtarë të Partisë Demokratike. Më shumë votues ka pasur në Tiranë, Korçë, Shkodër, Fier dhe Elbasan.

Në garë për të marrë drejtimin e partisë blu janë 2 kandidatura, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë.

Kandidati tjetër, Ibsen Elezi, kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi. Votimi është njoftuar se do të përfundojë në orën 20:00, vendim që u mor pas interesit të anëtarëve të PD për të votuar në mënyrë që të zgjedhin kandidatin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close