Categories Lajme

Zgjedhje/ Meta nga Durrësi:Të zgjedhurit të kenë frikë nga qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka zhvilluar ditën e sotme  me kërkesë të tyre, një takim me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”.

Në këtë bashkëbisedim, Meta është njohur me përpjekjet e kësaj shoqate për të ndalur shkatërrimin  urban dhe zhdukjen e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të qytetit bregdetar. Ndërkaq, në fjalën e tij Kreu i Shtetit është shprehur se të zgjedhurit për të udhëhequr vendin duhet të kenë frikë nga populli teksa referendumi i 25 prillit do të jetë referendumi i cili do të vendosë shenjtërinë e votës dhe lirinë e saj.

“Mirëqeverisja është e bazuar vetëm mbi llogaridhënie, që do të thotë se të zgjedhurit, që nga Presidenti e të gjithë me radhë, duhet të kenë frikë nga qytetarët! Jo qytetarët të kenë frikë nga ata që zgjidhen për t’ju shërbyer dhe për të dhënë llogari. Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve historike të 25 prillit, çdo gjë fillon nga çkapja e votës, nga vota e lirë dhe shenjtërimi i saj.

Ndaj është momenti, që 25 prilli të jetë një ditë referendumi për të vendosur shenjtërinë e votës në këtë vend, në mënyrë, që si vota e Presidentit, si e qytetarit më të thjeshtë të jetë përfundimisht e barabartë! Më 25 prill kemi një mundësi historike të rivendosim në funksion rendin kushtetues, shtetin e së drejtës dhe njëkohësisht të garantojmë fuqinë e qytetarit mbi pushtetin, mbi të zgjedhurin dhe t’i kthejmë këta në shërbim të tyre!

Më 25 prill populli vendos shenjtërinë e votës dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për 100 vitet që do vijnë. Në Kushtetutë thuhet qartë: “Sovraniteti i përket popullit në Republikën e Shqipërisë. Sovrani flet përmes votës së lirë.”– tha Meta./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME