Categories Lajme

Zgjedhjet 2021/ PS kryeson në 9 qarqe, 48,91% në rang kombëtar!

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me  396,822 vota, e pasuar nga PD-AN me 317,366 vota. LSI deri më tani ka marrë 56,214 vota, kurse PSD 17,290. Nisma Thurje deri më tani ka 5,054 vota..

PS ka siguruar 76 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe  PSD 2. Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2811. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 26,594, PS ka 17,992, LSI ka 5,650 dhe PSD 8,866. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 4 mandate, PD 5 dhe LSI e PSD me nga një.

Lezhë Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 17,311 vota, PS 15,748, LSI 3,481 dhe NTH 362 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës Në qarkun e Kukësit PD ka 21,163 vota e ndjekur nga PS me 11,979 vota. LSI 55 ka vota dhe ADR 194 vota, PSD 159. Deri tani PD ka arritur të marrë 2 dhe PS 1 mandat.

Dibër Në qarkun e Dibrës, PS ka përmbysur rezultatin me  20,225 vota, PD 19,685 vota, LSI 2,932 vota. Deri tani PS ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PD 2 mandat.

Durrës Në Durrës deri tani PS kryeson me 25,552 vota e ndjekur nga PD me 19,734 vota. LSI ka siguruar 3,169 vota dhe PLDSH 158 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 82,129 vota. PD ka 65,944 vota, LSI 9,988 vota dhe PSD 5,142 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 59,225 vota e ndjekur nga PD me 38,647  vota dhe LSI 5,242 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,105 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Elbasan, kurse PD 5.

Fier Numërimi në qarkun Fier PS 57,547 vota, PD 40,637 vota, LSI 7,441 dhe PLDSH 775 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 18,507 vota e ndjekur nga PD me 9,188 vota dhe LSI me 4,852 vota. Ndërkohë PSD ka 179 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.

Korçë Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 31,327 vota e ndjekur nga PD me 28,112 vota dhe LSI me 4,800 vota. Ndërkohë PSD ka 650 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 39,191 vota e ndjekur nga PD me 21,656  vota dhe LSI me 4,141 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 19,759 vota, PD 9,992 vota, LSI 4,714 vota dhe PSD-ja 385 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD  vetëm 1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME