Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Do kandidoj vetëm në Tiranë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do kandidojë vetëm në Tiranë. Në një intervistë në News 24, Basha deklaroi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet.

Kjo shtoi ai, pasi ky qytet i ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet dhe kryebashkiak. “Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet”, tha Basha.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close