Categories Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ njoftim për qytetarët: Kontrolloni emrat në lista, nëse shihni pasaktësi…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje ditën e sotme të gjithë qytetarëve shqiptarë të verifikojnë emrin në listat e zgjedhjeve, qendrën e votimit, si dhe të rinovojnë dokumentët e identifikimit, teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Qytetarët mund të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhjeve onlinë në faqen e internetit të KQZ-së, rubrika “Lista e zgjedhjeve” ose te faqja e Ministrisë së Brendshme.

KQZ shton se në rast se qytetarët konstatojnë paregullsi tek të dhënat e tyre, apo dëshirojnë të ndryshojnë ose të shtojnë të dhëna në ekstraktin zgjedhor, të paraqiten menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë e tyre Administrative. Për sa i përket pjesës së rinovimit te dokumentëve të identifikimit, KQZ i kujton qytetarëve se procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Njoftimi i plotë: Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit. Rinovoni dokumentin e identifikimit.​ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit. Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së  ëëë.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme . Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre. Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit. Pak kohë më parë Partia Demokratike denoncoi që qytetarëve po iu ndryshohej vendbanimi pa dijeninë e tyre për qëllime elektorale, akuza të mohuara kategorikisht nga ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME