Lajme

Zgjedhjet në Francë, Macron pritet të humbasë mazhorancën, e majta në ngritje

Votuesit francezë votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. Qytetarët pritet të japin një mesazh të qartë nëse Presidenti Emmanuel Macron do të marrë një shumicë funksionale në Asamble apo do përfundojë pa mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara agjendën e tij të reformave.

Më pak se dy muaj pas rizgjedhjes, Macron përballet me një sfidë të fortë nga një bllok i bashkuar i krahut të majtë. Sondazhet tregojnë se mund ta privojë presidentin nga një shumicë e plotë edhe nëse e majta nuk merr kontrollin e parlamentit.

Eksponentë të qeverisë presin një paraqitje mjaft të dobët në raundin e parë për koalicionin e Macron, me një numër rekord votuesish që do të abstenojnë.

Blloku i së majtës i Zhan Luk Melensho, shpreson të përfitojë nga zemërimi i qytetarëve me rritjen e kostos së jetesës. Rezultat pozitiv pret dhe Marinë Le Pen, e cila mund ta sigurojë mandatin e saj që në këtë raund të parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close