Lajme

Zgjedhjet në Gjilan, voton 100-vjeçarja: Të bëhet mirë për të rinjtë!

100-vjeçarja Begishe Sylejmani ka shfytëzuar sot të drejtën e saj të votës. Ajo tha se ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, shkollën “Thimi Mitko”, ku kërkoi punësim të të rinjve.

“I bona 100 vjet edhe prita të votojë. Dola me u bo më mirë inshallah, inshallah bëhet më mirë. Më mirë të bëhet diçka, edhe për të rinjtë më mirë”, tha ajo.

Kërkesë të njëjtë ka edhe djali i saj, Naser Sylejmani i cili thotë se udhëheqësi i ri duhet të ketë prioritet qytetarët, raporton kosovapress. “Edhe në këto zgjedhje në balotazh presim të shkojnë zgjedhjet më së miri dhe të fitojë më i miri. Edhe lus Zotin që cili do kandidat që fiton ose Haziri ose Hyseni, ju kisha lut që të punojnë për mirëqenie, e kemi përgjegjësi të votojmë. Por edhe ata të punojnë për rininë”, shprehet ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: