Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, exit Poll-i në Prishtinë zbulon kush udhëheq me vota!

Sipas rezultatit të Exit Poll-it që po transmetohet nga T7, në Prishtinë prin LDK me 50.98 për qind. Rezultati final i Exit Poll-it thotë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallim tepër të ngushtë në kryeqytet.Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind. Pak dallim kanë pasur dy kandidatët gjatë gjithë ditës së sotme. Deri në orën 12:30, 50.2 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se e kanë votuar Vitinë, ndërsa 49.8 për qind Ramën.

Ndërkaq, deri në orën 15:30, ky rezultat ka ndryshuar. Ramën kanë thënë se e kanë votuar 51.8 për qind, ndërsa 48.2 për qind LVV-në. Kutitë janë mbyllur para pak minutash, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave në Prishtinë. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: