Categories Lajme

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

Në Kosovë në vendbanimet me shumicë serbe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen të dielën me 21 qershor. Autoritet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto zgjedhje, mirëpo, mbarëvajtjen e këtij procesi dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kjo praktikë është ndjekur në marrëveshje me autoritetet kosovare edhe në të kaluarën, ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley. “Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017. Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”, ka thënë Jeff Bieley.

Sipas tij ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. “Janë ndërmarrë të gjitha masat që të ketë siguri për stafin dhe votuesit. Do të ndiqen të gjitha masat kundër koronavirusit që aplikohen në Kosovë. Numri i lokacioneve të qendrave të mbledhjes së votave në mbarë Kosovën është i njëjtë si në vitin 2017”, ka thënë zëdhënësi Bieley.

KQZ e papërfshirë në zgjedhje

Nga qeveria e Kosovës askush nuk është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në teritorin e Kosovës, ndonëse më herët kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria e tij do të shikojë praktikat e kaluara sesi është vepruar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Kurse kryetarja e KQZ-së në Kosovë Valdete Daka, nga ana e saj ka thënë se KQZ e Kosovës nuk është fare e përfshirë në organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen edhe në territorin e Kosovës. “Ne si KQZ i organizojmë vetëm zgjedhjet e Kosovës, ne jemi institucion që organizojmë zgjedhjet, të cilat shpallen në Republikën e Kosovës. Për zgjedhjet që mbahen në Serbi dhe që ato janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, ne nuk kemi asnjë kompetencë”, ka thënë Valdete Daka.

Sipas medieve në Serbi, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, ka miratuar udhëzimin për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës. Kryetari i komisionit serb, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se “përmbajtja e udhëzimit është gati identike sikurse në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, në vitin 2017”. Në udhëzim sqarohet se “zbatimi i votimit organizohet me mbështetjen e OSBE-së, pa të cilën nuk është e mundur të garantohet zbatimi i sigurt i procedurës zgjedhore në territorin e Kosovës”. Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka bërë të ditur se prej 8.386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë.

Ndërkohë situata në Kosovë lidhur me koronavirusin në javën e fundit është përkeqësuar, ku vetëm brenda 6 ditësh ka afro 500 raste të reja të infektimeve. Masat e lirisë së lëvizjes tashmë janë hequr, mirëpo, sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, grumbullimi i madh i njerëzve në një hapësirë ku nuk mund të ruhet distanca, është kërcënim për shëndetin publik. Në Kosovë deri më tash janë regjistruar 1,916 raste me koronavirus. 973 persona janë shëruar, ndërsa, 34 pacientë kanë vdekur.DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME